Telegrafi

Pika e lumturisë në trupin tuaj: Me një lëvizje nxirreni tërë energjinë negative!

Në trupin tonë ekziston organi për të cilin shumë pak dihet, mirëpo me të drejtë mund ta quajmë pikë lumturie! – transmeton Telegrafi.

Ajo që nga e tëra është më e mira, nuk është e nevojshme të kërkohet gjatë – ai është, timusi, me dy lobe e zhytur në një masë indi lidhor në brendësi të zgavrës së kraharorit, zakonisht menjëherë pas dërrasës së kraharorit dhe përpara aortës.

Timusi prodhon disa hormone, por vetëm njërit i është njohur funksioni – timozinës, i cili luan rol në zhvillimin dhe ruajtjen e mbrojtjes imunologjike normale.

Si ta aktivizojmë pikën e lumturisë

Goditja e lehtë, përkëdhelja dhe masazhi i kësaj pike janë metoda shumë efikase të cilat ndihmojnë në ngritjen në një nivel më ë lartë të vibracionit tuaj energjik.

Kjo gjëndër mban energjinë e trupit tonë, prandaj kur në sistemin tonë energjik ndodhë disbalanca, mu kjo gjëndër mund të ndihmojë. Ajo është urë midis trurit dhe trupit. Nën ndikimin e stresit gjëndra zvogëlohet, gjë që çon në zvogëlimin e energjisë jetësore.

Gjëndrën e kraharorit mund ta stimuloni edhe me grusht, vetëm që duhet goditur lehtë, jo të goditet fortë gjoksi. Mund të goditni apo të bëni masazh me gishta. Bëjeni këtë përafërsisht 20-30 sekonda dhe merrni thellë frymë.

Natyrisht, mund të thoni edhe ndonjë afirmacion pozitiv në atë moment. Do të mësoni kur të aktivizohet pika juaj e lumturisë – do të ndieni se si do t’ju kalojnë rrëqethje nëpër trup dhe do të keni ndjenjën e gëzimit dhe të lumturisë.

Mund të kalojë një kohë e caktuar derisa të ndieni diçka, mirëpo bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe me siguri do të përjetoni efikasitetin e tij. /Telegrafi/