Është e qartë se vajza është pika e tij më e dobët, fjala është për David Beckham, i cili nuk ka hezituar që të ndajë së fundmi disa çaste me vajzën e tij në SnapChat.
41-vjeçari shihet duke kaluar çaste të këndshme me vajzën e tij, por ata edhe kanë marrë diçka së bashku pa leje.
Në kuzhinën e shtëpisë së tyre ndodhej një këpucë e bashkëshortes Victoria, ku babai bashkë me vajzën e tij e kanë marrë taken e këpucës për t’ia dhënë kukullës së vogëlushes.
Çifti David dhe Victoria Beckham janë të martuar prej vitesh dhe kanë katër fëmijë: tre djem dhe vajzën më të vogël./Telegrafi/