Një pijetore që supozohet të jetë më e vjetra në Britani po mbyllet për shkak të vështirësive financiare, 1,229 vjet pasi ishte hapur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pijetorja “Ye Olde Fighting Cocks” në Saint Albans të Anglisë, njoftoi në Facebook se po mbyllej përgjithmonë pasi problemet financiare iu përkeqësuan nga pandemia e COVID-19.
Faqja e internetit e kësaj pijetore thotë se biznesi i kishte fillimet në vitin 793.
“Së bashku me ekipin tim, kam provuar gjithçka për ta mbajtur në këmbë”, ka shkruar menaxheri i lokalit, Christo Tofalli.
“Sidoqoftë, dy vjetët e fundit kanë qenë të paprecedentë për industrinë e mikpritjes dhe na kanë mposhtur të gjithë neve që jemi përpjekur për t’u siguruar që ky lokal të vazhdojë”. /Telegrafi/