Telegrafi

Pijet me sheqer na bëjnë më pak agresivë

Edhe pse shumë ekspertë paralajmërojnë se për shkak të rrezikut për mbipeshë, kafja dhe çaji duhet të pihen pa sheqer dhe ëmbëltuesit tjerë, megjithatë duket se përbërësit e ëmbël kanë efekt pozitiv në tru.

Në fakt, sheqeri sjell në tru energjinë, e cila pastaj i mban gjërat nën kontroll, madje edhe atëherë kur njerëzit janë nën presion të ndodhive të jashtme. Kështu, ata reagojnë në mënyrë më agresive dhe janë më pak të prirë ndaj zënkave.

“Konsumimi i pijeve me sheqer gjatë një dite stresuese është treguar se zvogëlon agresivitetin dhe njerëzit janë më komunikues me familjen dhe miqtë e tyre”, thuhet në njoftimin e leshura nga autorët e studimit. /Telegrafi/