Telegrafi

Pijet me qumësht nëpër lokale, përplot me baktere

Hulumtimet e zhvilluara në Universitetin e Valencias kanë treguar se një e treta a 265 mostrave kishte përmbajtur një formë të kontaminimit me mikroorganizma, që do të thotë se bie në kategorinë e ushqimeve që nuk preferohet të konsumohet.

Por, për fat të mirë asnjëra prej mostrave nuk ka përmbajtur ndonjë mikroorganizëm patogjen që shkakton helmim, siç janë stafilokoku, listeria ose salmonela. Megjithatë dy përlind e mostrave të pijeve me qumësht të nxehtë, kishin qenë pozitive në bakterin escherichia coli.

Studiuesit thonë se për të parandaluar këtë është mirë që enët ku mbahet, transportohet ose ofrohet qumështi të pastrohen vazhdimisht, si edhe pjesët e aparatit për kafe./Telegrafi/