Telegrafi

Pijet joalkoolike dhe mëlçia yndyrore

Në studim kanë marrë pjesë 31 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me mëlçi yndyrore joalkoolike, si edhe 30 participantë të shëndoshë.

Brenda 36 muajsh, shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë ushqyese dhe aktivitetin trupor të pjesëmarrësve në studim.

Rezultatet kanë treguar se ekziston një lidhje ndërmjet konsumimit të pijeve joalkoolike të pasura me sheqer dhe zhvillimit të mëlçisë yndyrore.

Prandaj autorët e këtij studimi rekomandojnë që pijet joalkoolike të largohen sa më shumë nga përdorimi.

Mëlçia yndyrore është një gjendje ku vakuolat me yndyra (trigliceride) grumbullohen në qelizat e mëlçisë me anë të procesit të steatozës.