Site icon Telegrafi

Pijet energjike, përplasje e ashpër AUV – Nikollovski

Helmimi i një fëmije me pije energjike në Maqedoni ka shkaktuar një përplasje të ashpërnë mes të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) dhe zv. ministrit plotësues për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski akuzon AUV-në se me shpalljen si të padmëshme dhe joalkoolik, e ka hedhur fajin te personat që e konsumojnë, pa zbatuar testime laboratorike, duke shtuar se AUV-januk ka sjellur akt juridik që duhet të rregullojë këtë sferë dhe të sigurojë kornizë juridike.

Lexo po ashtu Helmohen tre fëmijë nga pijet energjike

AUV-ja u është kundërpërgjigjur këtyre akutave, duke thënë se deklarata e Nikollovskit është e mbushur me gënjeshtra dhe të pavërteta, duke shtaur se Nikollovski paturpësisht i frikëson dhe shqetëson qytetarët e Maqedonisë. Njiherit drejtori i AUV-së, Zoran popovski i bën thirrje Nikollovskit që të mos u ikë dueleve publike, siç bëri këtë të mërkure./Telegrafi/

Exit mobile version