Telegrafi

Pijet e ngrohta ndihmojnë te ftohjet

Studimi ka treguar se këshillat tradicionale rreth nevojave për të konsumuar pije të ngrohta kanë edhe bazë shkencore.

Duke ndjekur 30 persona të moshës nga 18 deri në 36 vjeç, shkencëtarët kanë vërtetuar se konsumimi i pijeve të ngrohta paraqet një mënyrë të lirë, sigurt dhe efektive në trajtimin e pasojave të ftohjes, veçanërisht për simptomat si gërhitja, kollitja, teshtima, dhimbja e fytit, ndjenja e ftohjes dhe lodhjes.

Në studime janë shfrytëzuar kryesisht pije me bazë të fryteve të cilat janë nxjerrë në një shkallë prej 70 gradë Celsius, ndërsa efektet pozitive janë vërejtur pas vetëm 15 minutash.