Site icon Telegrafi

Pijet e gazuara rrisin rrezikun e sulmeve në zemër

Shkencëtarët së fundi kanë bërë një studim tek pacientët që më parë kanë pasur sulm në zemër.

Shkencëtarët japonezë kanë analizuar se çfarë dhe sa kanë pirë rreth 800.000 pacientë të cilët i mbijetuan sulmit kardiak jashtë spitalit në një periudhë prej gjashtë vitesh.

Konsumimi i lartë i pijeve të gazuara rrit rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës transmeton Koha.net. Ata kishin pyetur pacientët se çfarë pije kishin pirë dhe gjetën lidhje mes sulmeve dhe përdorimit të pijeve të buta karbonate.

Por nuk kishte asnjë rrezik të ngjashëm me pijet e tjera si çaji i gjelbër, kafja, lëngjet e frutave apo perimeve, qumështit të fermentuar dhe ujit mineral. Profesor Keijiro Saku nga Universiteti Fukuoka ka prezantuar dje në European Society of Cardiology Congress in London, zbulimet e bëra.

“Pijet e karbonizuara së fundi është zbuluar se rrisin rrezikun e sindromit metabolik dhe sëmundjeve kardiovaskulare, acidi që gjendet në pije të tilla me gjasë luan rolin kryesor për këtë”, ka thënë Saku.

Sindromi metabolik është term mjekësor që përdoret për kombinimin e sëmundjes së diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe obesitetit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version