Telegrafi

Pijet e gazuara, prishin ekuilibrin e gjakut

Në qoftë se gjatë ditës në trup futen më shumë se 355 mililitra të lëngjeve të pemëve me sheqer apo pije të gazuara, kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u prishur balanca e tensionit të gjakut, kanë treguar rezultatet e hulumtimit të kryera në 2.500 njerëz.
Studimi i hulumtuesve britanikë dhe atyre amerikanë është publikuar në gazetën “Hipertensioni”, bën të ditur BBC-ja.

Mekanizmi preciz, i cili qëndron pas kësaj lidhjeje nuk është i sqaruar, por shkencëtarët besojnë që pijet freskuese në sasi të mëdha çrregullojnë nivelin e kripës në trup. Pijet dietale pa sheqer nuk e sjellin një rrezik të tillë.

Industria e pijeve freskuese pohon që konsumimi i produkteve të tyre është i sigurt nëse behët fjalë për “sasi të arsyeshme”. /Telegrafi/