Nevojiten:
* 1 shishe 1750 ml) verë të kuqe gjysmë të ëmbël
* 1 shishe 1750 ml) verë të bardhë
* ½ filxhan çaji liker
* 1/2 kg dredhëza
* 1 portokall
* 2 lugë sheqer
Gatimi
1. Lajmë, pastrojmë dhe presim dredhëzat dhe portokallin në feta.
2. Në një tas hedhim likerin, sheqerin dhe frutat e prera. I lëmë në frigorifer për 1 orë.
3. Në vazhdim shtojmë verën e kuqe, i përziejmë dhe i lëmë për akoma 1 orë në
frigorifer.
4. Në fund shtojmë verën e bardhë, i përziejmë dhe e vendosim sërish në frigorifer, ku e lëmë pijen derisa ta shërbejmë.