Tre pijanecë ndaluan një taksi. Shoferi e kuptoi që ata ishin të pirë, ndezi makinën, e fiku prapë dhe iu tha “arritëm”.
I pari ia dha lekët…
I dyti e falënderoi, ndërsa i treti e gjuajti me grushte.
Shoferi i habitur shpresoi që ata të mos e kenë kuptuar që makina s’kishte lëvizur fare nga vendi dhe i drejtohet të tretit: Pse më gjuajte more?!
I treti i përgjigjet: Herën tjetër kontrolloje shpejtësinë se desh na mbyte…!