Rrisni imunitetin gjatë muajve të ftohtë të dimrit me antioksidantët e boronicave dhe vitaminën C, e cila gjendet te mollët dhe luleshtrydhet.
Nëse dëshironi që të shijoni shije unike dhe vitamina, atëherë patjetër duhet ta bëni këtë pije.
E gjitha çfarë ju nevojitet është që t’i lexoni me vëmendje përbërësit dhe të kënaqeni me pijen magjike.
Përbërësit:
1/4 e filxhanit (50 ml) boronica
4-5 luleshtrydhe të mëdha
1 mollë e vogël
1 lugë gjellë (15 ml) shurup panje
1/4 e filxhanit (50 ml) boronica të kuqe, të thata
1 1/4 e filxhanit (300 ml) ujë
Vendosini përbërësit në një grirëse(Nutribullet), derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe kremoze.
Vlerat ushqimore: 100 kalori, 26 g karbohidrate, 0 g yndyrë,
1 g proteina, 4 g fibra, 3 mg sodium.