Telegrafi

Pija që mund t’i bëjë femrat superiore

Një studim i ri nga Anglia thotë që konsumimi i kafesë ngrit fuqinë e trurit të femrave kur janë nën stres.

Fatkeqësisht për popullatën mashkullore, hulumtuesit nga Bristol University thonë që kafeja ka efekt të kundërt tek konsumuesit meshkuj,

Pjesëmarrësve në studim u është dhënë kafe edhe pastaj janë vënë në situata stresuese ku janë përfshirë kuizet e kujtesës dhe enigmat sfiduese, bërja e negociatave dhe u është thënë se duhet të bëjnë prezantim publik të detyrave të tyre pas përfundimit.

Një grupi kontrollues u është dhënë kafe pa kafeinë para testeve, transmeton koha.net..

Është zbuluar që aftësitë e meshkujve janë degraduar dukshëm pas pirjes së “filxhanit të madh të kafeinës”, duke ngadalësuar ritmin e tyre në zgjidhjen e enigmave, dhe duke pasur ndikim të madh në kujtesë.

Kurse femrave, të cilave u është dhënë kafeinë, kanë zgjidhur enigmat për 100 sekonda më shpejt, duke i shtyrë drejtuesit e hulumtimit të konkludojnë që ky zbulim i ri mund të ketë implikime gjithëpërfshirëse në atë se si zhvillohen takimet apo mbledhjet dhe si merren vendimet globalisht.

Disa thonë që ushtria duhet të ketë kujdes të shtuar.

A e keni parë ndonjëherë fenomenin “kafeja i bën zonjat mëi të zgjuara” në veprim në jetën reale? /Telegrafi/