Telegrafi

Pija misterioze e përgatitur për Djokovicin gjatë gjysmëfinales në Paris Masters u bë virale në rrjetet sociale

Gjysmëfinalja e Paris-Bercy Masters 1000 mes Novak Djokovic dhe Stefanos Tsitsipas la një imazh të diskutueshëm që është bërë viral në rrjetet sociale.

Në setin e tretë, kur forca e Djokovicit po binte, ai kërkoi një pije nga bankina e tij, e vendosur në njërën skaj të fushës.

Ulysses Badio, fizioterapisti i tij, filloi ta përgatiste në tribuna pa e kuptuar që një tifoz po e filmonte.

Trajneri fizik Marco Panichi, i cili vuri re se po filmoheshin, paralajmëroi kolegun e tij që të fshihte situatën në fjalë.

Një vajzë e cila qëndron rreth fushës për të mbledhur topa, mori pijen dhe ia dorëzoi lojtarit.

Rrjetet sociale janë mbushur tashmë me kritika për mungesën e transparencës nga ekipi i Djokovicit. /Telegrafi/