Site icon Telegrafi

Pija ideale që eliminon dhjamin e barkut

Për personat të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitete të rregullta fizike, ne ju prezantojmë një pije e cila mund të jetë zgjidhje e përkryer.

Kjo pije e mrekullueshme stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi.

Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Dhjami i barkut ndryshe cilësohet si një ndër pjesët më të vështira për t’u eliminuar nga trupi dhe shkaktari i shumë problemeve shëndetësore, siç mund të përmendim shumë sëmundje si kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin.

Përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije, janë:
– një gjysmë limoni
– 1 kastravec
– një tufë majdanoz
– 1 lugë çaji xhenxhefil
– 1/3 e gotës me ujë

Përgatitja e pijes është shumë e thjeshtë, mjafton t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh.

Kjo është një përzierje që këshillohet të pihet zakonisht çdo natë para se të flini.

Exit mobile version