Site icon Telegrafi

Pija e cila është plot selen: E shkëlqyeshme kundër viruseve dhe për forcim të imunitetit

Një pije plot selen që forcon imunitetin – qe si ta bëni atë vetëm nga katër përbërës!

Në sezonin e viruseve, ftohjeve dhe gripave, përveç zinkut, vitaminës C dhe vitaminës D, ekspertët rekomandojnë edhe marrje plotësuese të selenit nëpërmjet ushqimit dhe suplementeve, në mënyrë që të forconi imunitetin dhe të mbroheni nga viruset e infeksionet.

Artikulli i cili përmban më së shumti selen është arra braziliane, dhe mu ajo është kryesorja në këtë pije super të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Arrë braziliane përmbajnë 656 kalori në 100 gram. Përqindja më e madhe e kalorive, madje 85% vjen nga yndyrat.

Këto arra janë aq të pasura me selen, sa ekspertët rekomandojnë që ato të konsumohen vetëm nga dy arra në ditë.

Receta për pijen e cila është plot selen

Përbërësit:

– 20 g arra braziliane;
– 1 banane;
– 1 lugë e vogël mjaltë;
– 80 g jogurt soje (bën edhe jogurt qumështi).

Përgatitja:

Shtoni arrat braziliane, jogurtin dhe bananen e grirë dhe pak jogurt në blender dhe përzieni.

Kur të gjithë përbërësit të jenë të përzier, shtoni mjaltin dhe përzieni edhe 1 minutë.

E pini këtë pije çdo mëngjes para kafjalli. /Telegrafi/

Exit mobile version