Telegrafi

Pigmentimi afatgjatë i buzëve

Siç nënkuptohet nga vetë emri, ky lloj makijazhi nuk mund të largohet e as të shpërlahet pas trajtimit, prandaj konsultimi me profesionisten është i domosdoshëm.

Me kalimin e kohës ngjyra fillon të zbehet. Nëse dëshironi ta largoni ngjyrën, këtë mund ta bëni me anë të laserit nga mjeku përkatës.

Për një femër bashkëkohore, ky është një trajtim ideal, në çdo moment keni një shikim natyral, të freskët dhe të mirëmbajtur. Sidomos është ideale për femrat të cilat kanë vështirësi për grim të përditshëm dhe ato të cilat kanë alergji në lëkurë. /Telegrafi/