Site icon Telegrafi

Piers Morgan zbulon mesazhin që i dërgoi Ronaldos pas lajmeve se e dëshiron largimin nga Unitedi

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United.

Raportimi nga The Times doli të shtunën në mbrëmje që sugjeruan se superylli portugez dëshiron futbollin e Ligës së Kampionëve dhe dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë.

Lojtari 37-vjeçar ka luajtur në garën kryesore të Evropës për 19 vitet e fundit dhe është golashënuesi rekord në historinë e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Mallkimi i transferimeve mbi 100 milionë eurosh

Por, pasi United përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier– si dhe duke përjetuar një tjetër edicion pa trofe – klubi po përgatitet për jetën në Ligën e Evropës.

United do t’i bashkohet rivalëve në ligë, Arsenalit në Ligën e Evropës, kështu që një lëvizje në Emirates sigurisht që duket e pakuptimtë.

Megjithatë, provoni t’ia tregoni këtë tifozit nr.1 të Ronaldos, Piers Morgan.

Lexo po ashtu "Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd

Menjëherë pasi raportimet u shpërthye, Morgan ndau një imazh të tij duke i paraqitur Ronaldos një fanellë të Arsenalit me emrin e tij dhe nr.7 në shpinë.

Pasi një tifoz u përgjigj me “Në ëndrrat e tua, Piers”, Morgan zbuloi mesazhin që i ka dërguar Ronaldos pas lajmeve se ai dëshiron të largohet nga Man Utd.

Morgan u përgjigj duke thënë: “Po, por Cristianos i pëlqen të shkojë në terren të ri në futboll dhe unë sapo i thashë atij se zoti + Jesus (Gabriel) përpara është një mundësi e parezistueshme”.

Lexo po ashtu Ronaldo refuzon ofertën e Beckhamit për t'iu bashkuar Inter Miamit

Sigurisht, Morgan i referohet Gabriel Jesusit i cili pritet të konfirmohet zyrtarisht nga Arsenali në ditët në vijim pas një lëvizjeje prej 52 milionë urosh nga Manchester City.

Dhe Morgan ka treguar dashurinë e tij të pavdekshme për Ronaldon edhe një herë duke e quajtur atë ‘Zot’. /Telegrafi/

Exit mobile version