Pierre-Emerick Aubameyang rastësisht braktisi fushën në mes të ndeshjes, kur Arsenali ishte duke luajtur ndaj Brighton, sepse i duhej të shkonte në tualet.
Kapiteni i Arsenalit u zhduk për disa minuta dhe u nis drejt tunelit për një arsye të panjohur.
Menaxheri i përkohshëm Freddie Ljungberg e konfirmoi pas ndeshjes se sulmuesi u largua për në tualet.
'When you need to go, you need to go'
Freddie Ljungberg defends star man Pierre-Emerick Aubameyang after fans fume at his mid-match toilet break during awful defeat against Brightonhttps://t.co/GVggeHDP74
— Mail Sport (@MailSport) December 6, 2019
Ljungberg tha për The Sun: “Unë në të vërtetë as nuk e vura re që ai u largua, unë e pashë kur ai u kthye përsëri pasi ishte jashtë për disa minuta”.
“Kur duhet të shkosh, duhet të shkosh”.
Aubameyang u kthye në fushë nën brohoritma e tifozëve në Emirates Stadium, por nuk arriti ta ndihmojë Arsenalin që ta barazojë rezultatin.
https://twitter.com/bolabangetidn/status/1202983299980746752
Topçinjtë nuk kanë fituar që nga tetori dhe aktualisht janë pesë pikë mbi zonën e rënies.
Shkarkimi i Unai Emery të premten e kaluar nuk e ka ndryshuar në rezultate. /Telegrafi/