Telegrafi

Pierre Cardin do të shesë gjithçka

“Dua të shes gjithçka. E di se nuk do të jem këtu pas disa vitesh, ndërsa puna duhet të vazhdojë”, ka deklaruara dizajneri i famshëm.

Francezi e ka themeluar kompaninë e modës në vitin 1949, ndërsa aktualisht posedon rreth 600 licencime anekënd botës. Ai ishte njëri nga dizajnerët e parë perëndimorë që ka filluar punën edhe tregun kinez (1978).

Cardin nuk ka pasardhës, ashtu që dëshiron ta shesë mbretërinë e tij, por me kusht që të mbetet drejtor kreativ i kompanisë. /Telegrafi/