Telegrafi

Pienaar, më i paguari në histori të Evertonit

Sipas Sunday Mirror, menaxheri i Evertonit, David Moyes, që është si radio-analist në Afrikën e Jugut, u takua me Pienaarin në kampin stërvitor të Afrikës së Jugut, ku dhe u bë oferta.

Moyes i ka ofruar kontratë të vlefshme 55.000 funte në javë Pienaarit, ndërsa ende është në pritje të përgjigjes. Nga ana tjetër Harry Redknapp ka bërë ofertë prej 10 milionë eurosh për reprezentuesin e Afrikës së Jugut, në mënyrë që ta sjellë atë te Tottenhami. /Telegrafi/