Telegrafi

Picula: Bllokada e bisedimeve të anëtarësimit dërgon një mesazh të keq për të gjitha vendet e Ballkanit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, shprehu qëndrimin e tij mbi veton bullgare mbi Maqedoninë.

“Bllokada e bisedimeve të anëtarësimit dërgon një mesazh të keq për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Picula.

Ai e vlerësoi sjelljen e Bullgarisë si të pasaktë. Ai tha se për momentin në Bruksel mbizotëron koha e bllokadave të ndryshme dhe përdorimi i vetos në BE, raporton korrespodenti i AIM-s nga Beogradi.

“Për fat të keq, plani fillestar për të hapur konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është arritur”, tha Picula për “Pobjeda” në Podgoric.

Ai thotë se politika e zgjerimit vetëm pak kohë mori një moment të ri gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, me dritën e gjelbër përfundimtare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat, si dhe Samitin e Zagrebit dhe ndihmën financiare dhe shëndetësore për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë aktuale.

Ai beson, megjithatë, se situata aktuale nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë.

Ai tha se BE nuk ka asnjë mundësi zyrtare për zhbllokimin e vetos, pasi është e nevojshme një zgjidhje unanime nga vendet anëtare./Telegrafi/