Site icon Telegrafi

Pickimi nga mushkonja bëri që këmba e fëmijës, të fryhet tri herë më shumë se normalja (Video, +18)

Tahira Khan nga Nasirabad i Pakistanit, vuan nga një gjendje e rrallë, pasi këmba i është fryrë tri herë më shumë se normalja, shkaku i pickimit nga mushkonja.

Nxënësja shtatëvjeçare e ka lënë mësimin, pasi e ka vështirë të lëvizë dhe nuk mund të shkojë në shkollë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të rëndimit së gjymtyrës në dhjetë kilogramë, asaj i është vështirësuar ecja dhe qëndron në shtrat, ndërsa ndihmohet nga familjarët që të shkojë në tualet.

Pasi jeton në familje shumë të varfër, Khan nuk mund t’i nënshtrohet operimit, për gjendjen e cila është e shërueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version