Claressa Coleman nga Arkansas e Shteteve të Bashkuara, ka pësuar dhimbje të mëdha dhe për një muaj ishte e shtrirë në spital, pasi u pickua nga një merimangë e vogël.
Derisa ishte duke fjetur, 33-vjeçarja ndjeu një therje në krah, por u kthye sërish në gjumë, transmeton Telegrafi.
Të nesërmen shkoi në punë si zakonisht, por pasi ka vjellë gjatë tërë kohës dhe u detyrua të kthehej në shtëpi.
“Ndalova në pompë benzine që të pushoj, mirëpo humba vetëdijen dhe e gjeta vetën në spital”, ka shpjeguar Coleman lidhur me rastin.
Merimanga e kishte pickuar në arterie, ndërsa ajo ishte alergjike në helmin e këtij insekti.
Pas trajtimit të gjatë dhe pastrimit të gjakut, gjendja saj i është kthyer normalitetit. /Telegrafi/