Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, do të bëjë një lëvizje befasuese për portierin e Evertonit, Jordan Pickford, nëse humbet shërbimet e David De Gea.
Djajtë e Kuq janë në proces të përpjekjes për të rinovuar kontratën e De Geas, pavarësisht gabimeve të tij të mëdha këtë sezon.
United do të bëjë një marrëveshje vetëm nëse portieri pranon një ulje të madhe në pagën e tij prej 375 mijë funtesh në javë.
Sipas mediumit britanik Daily Star, nëse De Gea vendos të largohet nga klubi, atëherë United do të shkojë pas transferimit të Pickford.
Numri 1 i kombëtares së Anglisë mund të bie nga kategoria me Everton, gjë që do ta bënte atë jashtëzakonisht të përballueshëm transferimin e tij.
Edhe nëse Toffees qëndrojnë në Ligën Premier, ata nuk do të jenë në gjendje të refuzojnë një ofertë të madhe, duke pasur parasysh kufizimet e tyre financiare. /Telegrafi/