Portieri i Përfaqësueses së Anglisë, Jordan Pickford, insiston se David De Gea është një nga më të mirët në botë pavarësisht paraqitjeve të dobëta në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
24-vjeçari thotë se Anglia është gati për Spanjën dhe pret fitore.
“De Gea është portier i madh, një nga më të mirët në botë”, ka thënë Pickford në konferencën për media.
“Ka ndeshje që gjërat nuk ecin si zakonisht, por e respektoj atë shumë për atë se çfarë portieri i madh është”.
“Spanja është një skuadër e madhe, por jemi ne jemi gati, këto janë ndeshjet që në i duam, ndaj më të mirëve në botë. Duhet të jem i fokusuar, por ne kemi lojtarë në fazën sulmuese që mund të ndëshkojnë kundërshtarin”.
“Ndaj Kroacisë? Ishte e çuditshme të luash prapa dyerve të mbyllura, dëgjoja tifozët e Anglisë që ishin jashtë, të hënën do të jetë krejtësisht ndryshe”, shtoi ai.
Në Grupin 4 të Ligës A skuadra e Anglisë ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para, ashtu si Kroacia, ndërsa Spanja është e para me dy pikë në grupin në kuadër të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/