Telegrafi

Picat e bëra gati për t’i dërguar te klienti, u vodhën nga dy të dehura (Video)

Motoçiklisti që kryen dërgesat nga një piceri në Londër, i është vënë pas dy të dehurave, që ia vodhën picat.

Duket se ato ishin të uritura dhe vendosën të marrin nga një copëz, por më pas ikën me tërë kutitë, transmeton Telegrafi.

“Ato ishin shumë të dehura, teksa po ktheheshin nga një lokal. Ia vodhën porosinë që e kishte bërë gati”, është përshkrimi i rastit që po qarkullon në internet.

Ende nuk është bërë identifikimi i tyre, që besohet se vepruan teksa ishin në influencë të alkoolit. /Telegrafi/