Ollie Ayres nga Devon i Anglisë, ka qenë shumë i uritur dhe prapë ka mbetur pa ngrënë.
Punonjësi 20-vjeçar, që bleu pas turnit një picë në supermarket dhe kur shkoi në shpi, pa se është e mbushur me krimba, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk ke ngrënë picë me përbërës më të freskët, pse po ankohesh”, ka komentuar një shok lidhur me rastin.
Nuk dihet se si ka mundur të shitet ky ushqim, kur ambalazhi është i tejdukshëm dhe brenda shiheshin insektet që lëviznin. /Telegrafi/
https://youtu.be/izvTKyhGqpc