Site icon Telegrafi

Pica më e gjatë në botë u zhduk për një orë

Qyteti italian të dielën u regjistrua në librin e rekordeve Guinness në rubrikën e picave më të gjata në botë. Pica prej 433 metrave mposhti rekordin e mëparshëm me më shumë se 25 metra gjatësi.

Pica kampione është pjekur në oborrin Monteruzzo, ndërsa të gjithë ata që mendojnë se mund ta pjekin një pica më të madhe e më të mirë, ja receta: për këtë bukuroshe të Guinnessit janë shpenzuar më shumë se 250 kilogramë miell, 190 kilogramë domate dhe 110 copa djathë mozzarella.

Pasi është fotografuar, pica e gjatë 433 metra e 30 centimetra është ngrënë për më pak se një orë. /Telegrafi/

Exit mobile version