Shumë prej nesh ndjehen fajtorë kur hanë pica të mbetura në mëngjes – por mund të mos jetë gjëja më e keqe që mund të zgjedhim.
Sipas nutricionistes Chelsey Amer, ngrënia e picës për mëngjes është në të vërtetë më e mirë për ju sesa drithërat me sheqer.
Sigurisht, pica nuk është zëvendësim për ushqimet më të shëndetshme të mëngjesit si drithërat e tjera me pak sheqer, por mund të jetë një zëvendësues i pranueshëm për çdo gjë të mbushur me sheqer.
Chelsey tha për ABC News : “Çuditërisht, pica mund të jetë një opsion më i balancuar i mëngjesit sesa shumë drithëra të mëngjesit të mbushura me sheqer. Një tas me drithëra me sheqer dhe qumësht me yndyrë të ulët është kryesisht sheqer dhe jashtëzakonisht i rëndë në karbohidrate”.
Dr Lauren Kelly gjithashtu shqyrtoi pretendimet për të njëjtin rrjet televiziv dhe nxitoi të theksojë se pica nuk është veçanërisht e mirë për ju – por që shumica e drithërave sot janë edhe më keq.
Ajo shtoi: “Jo se pica është zgjedhja më e mirë, por njerëzit zakonisht e konsiderojnë picën një ushqim mashtrues – e kundërta e një zgjedhjeje të shëndetshme.”
Dhe Chelsey u pajtua, duke thënë se ajo “nuk po e rekomandonte picën si një mëngjes të përditshëm”, por në vend të kësaj u përpoq t’i dekurajonte njerëzit që hanin drithëra me sheqer. /Telegrafi/