Genoa i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për sulmuesin Krzysztof Piatek.
Sipas Radio Kiss Kiss, Genoa tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 25 milionë euro nga Napoli për sulmuesin polak.
Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Juventusin, Barcelonën, Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin.
Madje sipas radios klubi nuk e konsideron shitjen deri në verën e ardhshme dhe me gjasë nuk do të ketë .
Genoa ka paguar vetëm 4.5 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka shënuar 13 gola në vetëm tetë paraqitje këtë sezon.
Ai edhe në ndeshjen e fundit te Polonisë po ashtu ka shënuar gol.
Piatek gjeti rrjetën kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/