Telegrafi

Piatek e kushtëzon Milanin me Ligën e Kampionëve

Krzysztof Piatek (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani do të përballet sot (e hënë) me Bolognan në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:30 dhe do të zhvillohet në San Siro, gjersa Rossonerët do t’i kërkojnë vetëm tri pikë.

Milani aktualisht gjendet në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa ka ende shpresa që të futet në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga AC Milan

Por, nëse Rossonerët nuk arrijnë të futen në Ligën e Kampionëve, atëherë Krzysztof Piatek do ta kërkojë largimin, raporton Tuttomercatoweb.

Sulmuesi polak dëshiron me çdo kusht të luajë në garën më të madhe për klube në Evropë, andaj një moskualifikim i Milanit, do të thoshte largim për të.

Rosonerët i kanë edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit:

Milan – Bologna

Fiorentina – Milan

Milan – Frosinone

SPAL – Milan

/Telegrafi/