Krzysztof Piatek është i gatshëm të “pushtojë” fanellën e Milanit me numër 9, ndërsa ka folur edhe rreth partnerit të tij ideal në sulm.
Piatek ishte një goditje e madhe për Milanin, pasi shënoi 11 gola në 19 ndeshje të Serie A pas transferimit të tij prej 35 milionë eurosh nga Genoa në janar.
Në këtë sezon, polakut i është dhënë fanella me numër 9 dhe kjo e ka nderuar lojtari.
“Numri 9 është një numër i rëndësishëm për një sulmues. Të gjithë sulmuesit më të mirë e mbajnë atë – Lewandowski, Suarez, Benzema, Kane”, ka thënë fillimisht Piatek për Gazzetta dello Sport.
🔫 @pjona9official: "Alé Piątek alé" 😁
Our exclusive interview with Krzysztof Piątek ⤵️
Le parole del 9⃣ rossonero#FollowTheFlames #ICC2019 pic.twitter.com/QFmBhVsoqx
— AC Milan (@acmilan) July 26, 2019
“Jam i lumtur sepse klubi besonte në cilësitë e mia. Ata më thanë se do ta fitoja fanellën, ndërkohë që thashë se do të kisha luftuar me gjithë forcën time për ta marrë atë dhe e kam bërë”.
“Nuk besoj në besëtytni ose në mallkim. Për mua, numri 9 është normal. Çdo gjë do të jetë mirë. Nuk më tremb ky numër”.
“Do të doja të isha partner i Cristiano Ronaldos apo Shevchenkos. Kur mbërrita në Itali, kush do të thoshte se do të shënoj më shumë se CR7…”.
“Por unë dua të përmirësohem dhe të bëhem golashënuesi më i mirë. Do të bëj gjithçka për të pasur sukses”, përfundoi polaku. /Telegrafi/