Site icon Telegrafi

Piatek arrin te Fiorentina për testet mjekësore

Krzysztof Piatek ka mbërritur në Firence ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do t’i bashkohet Fiorentinës në formë huazimi nga Hertha Berlin.

26-vjeçari polak ka fluturuar pasditen e sotme dhe është pritur në aeroport nga media dhe tifozë të klubit.

Ai kishte qenë afër një rikthimi në klubin e tij të vjetër Genoa, por Viola siguroi Piatek në huazim me opsion për ta blerë për rreth 15 deri në 16 milionë euro.

Piatek nuk është i huaj për Serie A, pasi ka luajtur për Genoan dhe më pas Milanin para shitjes së tij te Hertha Berlin.

Ai shkoi në Gjermani për 24 milionë euro në janar 2020./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FmpEJy9O4io&feature=emb_title

Exit mobile version