Pianistja e njohur, Lule Elezi, ka mbajtur një koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.
Ajo ndihet e lumtur për performancën para një audience të madhe, ndërsa falënderoi kryetarin e Belsk Duzy të Polonisë, Wladyslaw Piatkowski.
Postimi i plotë i Elezit (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq,
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Belsk Dužy të Polonisë, z. Wladyslaw Piatkowski, isha e privilegjuar të mbajë koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.
Para një audience të mrekullueshme kisha përjetime të rralla gjatë momenteve kur performoja në 🎹, ku gjatë gjithë performancës sime më shoqëronin edhe cicërrimat e zogjëve!
Falënderoj Kryetarin e Komunës z. Wladyslaw Piatkowski, Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Poloni, z Drilon S. Gashi për përkrahjen e pakursyer, përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë në Poloni, si dhe dy shoqatat iniciatore të organizimit të koncertit, Poloni- Kosovë me kryetar Haxhi Dulla dhe Poloni- Shqipëri me kryetare Dorota Horodyska.
Faleminderit nga zemra dhe jam mirënjohëse për praninë e të gjithëve në këtë koncert mbresëlënës”. /Telegrafi/