Site icon Telegrafi

Pianistja Artemida Qarri do të mbajë koncert solistik në Romë

Pianistja Artemida Qarri (Foto: Artemida Qarri/Facebook)

Pianistja e njohur kosovare Artemida Qarri, nesër (e shtunë) më datë 27 korrik do të mbajë koncert solistik në kryeqytetin italian, Romë.

Koncerti mbahet në teatrin antik “Teatro di Marcello”, i cili njihet si një nga teatrot më të vjetra në botë.

Artemida merr pjesë në “Festival Musicale Delle Nazioni” me ftesë të organizatorëve të festivalit dhe do të performojë krahas artistëve të nivelit të lartë nga mbarë bota, në mbrëmjet e quajtura Notti Romane Al teatro Di Marcello.

Programi që do të interpretojë Artemida është një nga repertorët më të vështirë në literaturën pianistike dhe kompozitorët më të mëdhenj si: Brahms: Variacione e Fuga me temë të Handel op.24 dhe Fantazi Kreisleriana op 16 nga Shumann.

Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Romës.

Artemida Qarri (Foto: Maja Arqakjeva)

Në muajin dhjetor, Artemida pati koncertin e saj solistik edhe në Paris dhe është në përgatitje të aktiviteteve të radhës.

Përndryshe, pianistja Qarri është pedagoge dhe mësimdhënëse e angazhuar në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version