Pavel Andreev, një muzikant nga Shën Petersburgu ka bërë një shfaqje krejt ndryshe nga të tjerët.
Bëhet fjalë për një video, ku ai luan në pianon e tij, ndërsa ndodhet në mes të një deponie mbeturinash.
Projekti i quajtur ‘Breath of the Planet’, i cili është publikuar edhe në kanalin YouTube, ka marrë vëmendje globale.
Xhirimet e kësaj videoje janë kryer në një depo mbeturinash në Leningrad të Rusisë.
Pianisti Andreev tha për Reuters se ideja për këtë shfaqje erdhi, pasi ai luajti në piano në parkun “Ruskeala”.
“Doja të flisja për bukurinë e natyrës në anën e kundërt”, ka thënë ndër të tjerash Pavel.
Ndërkohë, largimi i mbeturinave është një temë mjaft e diskutuar në Rusi, dhe si pasojë e tyre u shkaktuan dhjetëra protesta vitin e kaluar në Moskë. /Telegrafi/