Site icon Telegrafi

Pianisti kinez pa duar fiton garën e supertalentit

Liu kështu u fut në rangun e yjeve të cilët fituan në shout televizivë, siç është britanikja Susan Boyle (49 vjeç) dhe amerikania Jacki Evancho (10 vjeçe).

Talenti i tij është më i veçanti. Liu në moshën 10 vjeç në një fatkeqësi mbeti pa të dy duart. U pajtua me humbjen e gjymtyrëve, por vendosi të punojë me veten dhe mësoi të luajë në piano.

Në finalen e Supertalentit kinez në ekzekutimin e këngës “You’re Beautiful” të James Bluntit fitoi në garën e ngushtë të komikut 7 vjeçar Zhang Fengxi. Liu është ftuar nga këngëtarja tajvaneze, Jolin Tsai, dhe i ofroi ati që së bashku të fillojnë turneun botëror, i cili fillon për tre muaj në Las Vegas, shkruan AP. /Telegrafi/

Exit mobile version