Telegrafi

Photoshop Touch për iPad

Edhe pse ka arsye të besohet se ky i “tabletizuari” dhe Photoshopi “i vërtetë” të përbashkët kanë veç emrin, versioni për iPad ofron edhe disa mundësi që mund të konsiderohen si të avancuara. Është e përkrahur puna me shtresa dhe filtrat e ndryshëm, së bashku me funksionalitetet specifike për pajisjet me ekran të ndjeshëm në prekje. Është lehtësuar selektimi i objekteve, e gjithashtu për plotësim mund të përdoret përmbajtja e incizuar me kamerën e tabletit. Gjithashtu, aplikacioni ofron ndarjen e projekteve në Facebook, dhe ngarkimin në Creative Cloud të Adobe.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga App Store e çmimi i tij është dhjetë dollarë. /Telegrafi/