Telegrafi

Photon 100 në AMD

Tableti është i bazuar në APU çipin Z01 të AMD-së, i cili paraqet një variant të procesorit Ontario (C-50) pa opsionin Turbo Mode dhe me tension pak më të ulët punues nga ata të zakonshmit 1.05 – 1.35 V. Çipi ka edhe TDP-në më të ulët prej 5.9 W (Ontario e ka 9 W).

Tableti ka edhe 4 GB të memories DDR3, SSD diskun 64-gigabajtësh, sistemin operativ Windows 7 Home Premium dhe peshën prej 820 gram. Kompania qysh tani ka marrë para-porosi për 8,000 copë, të cilat pritet të prodhohen nga OEM prodhuesi Askey Computer nga Tajvani. Pajisja për fillim do të ofrohet vetëm për blerësit vendas dhe atë me çmim prej 662 dollarë, duke filluar nga shkurti i këtij viti. /Telegrafi/