Site icon Telegrafi

Phoenix triumfojnë me rikthim duke i shkaktuar humbjen e parë Lakers

Basketbollistët e Phoenix Suns mundën Los Angeles Lakers në fushën e tyre me rezultatin 109:105.

Devin Booker me 33 dhe Kevin Durant me 30 pikë drejtuan Phoenix-in drejt fitores.

Nga ana tjetër, Anthony Davis shënoi 24 pikë, ndërsa një natë të dobët gjuajtjesh pati edhe LeBron James me vetëm 11 pikë dhe 3/14 gjuajtje nga fusha.

Kjo ishte humbja e parë për Lakers këtë edicion pas tre fitoreve radhazi në NBA.

Nikola Jokic shënoi shtatë nga 40 pikët e tij në kohën shtesë, dhe Denver Nuggets kapërceu një deficit prej 15 pikësh për të mposhtur Toronto Raptors 127:125.

Jammal Murray dhe Christian Braun shënuan secili nga 17 pikë dhe Aaron Gordon shtoi 16 pikë për fitoren e parë të sezonit të Denverit.

Në radhët e Torontos, Scottie Barnes shënoi 21 pikë, me 12 kërcime dhe nëntë asistime, por u përjashtua nga loja në minutën e fundit të çerekut të katërt pas një faulli.

Kyrie Irving shënoi 23 pikë dhe Klay Thompson shtoi 18 në fitoren 111:102 të Dallas Mavericks ndaj Utah Jazz. Luke Donçic shënoi 15 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime.

Collin Sexton shënoi 23 pikë dhe Lauri Markkanen dhe Keonte George shtuan secili nga 17 për Utah.

Në derbin e mbrëmjes, Boston Celtics mposhti Milwaukee Bucks 119:108. Jaylen Brown shënoi 30 pikë dhe Payton Pritchard pati një rol të dukshëm, duke shënuar deri në tetë tre pikë dhe 28 pikë.

Damian Lillard kryesoi Bucks me 33 pikë, ndërsa Giannis Antetokounmpo shënoi 30 pikë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version