Phoenix Suns janë befasia më e këndshme në këtë Play Off të NBA-së.
Pasi eliminuan kampionin në fuqi LA Lakers në raundin e parë 4-2, Suns tani kanë bërë të njëjtën gjë edhe me Denver Nuggets.
Në ndeshjen e katërt, Suns triumfuan me shtatë pikë diferencë 118:125.
Dyshja fundore, Chris Paul dhe Devin Booker ishin të jashtëzakonshëm duke shënuar më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së bashku.
Veterani Paul e mbylli takimin me 37 pikë, tre kërcime e shtatë asistime.
Në anën tjetër David Booker kontribuoi me 34 pikë, 11 kërcime e katër asistime.
Kësisoj Suns kalojnë në finale të Konferencës së Perëndimit ku presin fituesit e duelit Utah Jazz – LA Clippers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m4ANtGhiUE8