Telegrafi

Phoenix Suns merr fitore spektakolare ndaj LA Lakers – të gjitha rezultatet në NBA

Ka përfunduar një tjetër javë në NBA me disa skuadra që duhej të djersiteshin më shumë për të fituar.

Phoenix Suns e ka befasuar Los Angeles Lakers, pasi triumfuan në takimin spektakolar me rezultat 114-104.

Fitore të vështirë në këtë xhiro mori edhe Memphis Grizzlies ndaj Washington Wizard me shifrat 125-111.

Në anën tjetër, Boston Celtics fitoi me vetëm pesë pikë dallim ndaj Los Angeles Clippers 117-112.

Një përballje më e rezervuar ishte ajo në mes të Atlanta Hawks që triumfoi ndaj Miami Heat 94-80.

E për një fitore të këndshme ishte San Antonio Spurs që mposhti New York Knicks me rezultat 119-93.

Po ashtu një fitore të thellë mori edhe Denver Nuggets ndaj Milwaukee Bucks me numrat 128-97. /Telegrafi/