Phoenix Suns e ka mposhtur Milwaukee Bucks në takimin e parë me rezultat 118-105 në kuadër të finales së play-offit të NBA-të.
Çereku i parë ishte në duart e Suns, që triumfuan me shifrat 30-26, derisa me katër pikë diferencë e morën edhe të dytin (27-23).
Në pjesën e dytë, më saktësisht në çerekun e tretë, Suns e thelluan epërsinë, duke triumfuar me 35-27.
Por, Bucks në të katërtin tentuan që të riktheheshin në lojë, mirëpo ishte shumë vonë edhe pse fituan me tre pikë dallim në çerekun e katërt 29-26.
Chris Paul ishte ylli i mbrëmjes, pasi shënoi 32 pikë, i ndjekur nga Khris Middleton me 29 dhe Devin Booker me dy më pak. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bNXzz9jJXIc