Telegrafi

Phoenix Suns befasohet në shtëpi nga Miami Heat

Janë zhvilluar gjashtë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Ndeshja më interesante pritej të zhvillohej në Footprint Center të Phoenixit, por që aty ka ndodhur një befasi e madhe.

Lideri aktual i Konferencës së Perëndimit, Phoenix Suns ka pësuar humbje të thellë 100:123 nga Miami Heat.

Vendasit ishin favorit të mëdhenj për ta fituar takimin, pasi te Heat mungonin yjet si Bam Adebayo, Jimmy Butler, Victor Oladipo e Markieff Morris.

Gjithsesi mysafirët krijuan epërsi që nga çereku i parë dhe e ruajtën atë gjatë gjithë ndeshjes.

Tyler Herro me 33 pikë dhe Duncan Robinson me 27 të tjera ishin më meritorët për këtë fitore të Heat.

Tek skuadra vendase më efikasi ishte Devin Booker me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/