Telegrafi

Phoenix rrëfen për problemet mendore dhe fizike që i ka pësuar pas humbjes së madhe në peshë

Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images/Guliver/Warner Bros. Pictures)

Për ta luajtur rolin e Jokerit, Joaquin Phoenix humbi rreth 23.5 kilogramë. Edhe pse humbi peshë nën mbikëqyrje mjekësore, aktori ka thënë se regjimi ekstrem të cilit i është nënshtruar, ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

“Kur e arrini qëllimin e dëshiruar, gjithçka ndryshon. Përballeni me faktin se në gjithë atë proces, ndoshta keni zhvilluar ndonjë çrregullim”.

“Doli që ai regjim ekstrem ka ndikuar në psikikën time. Kur humbni shumë kilogramë në një periudhë të shkurtër, atëherë filloni të çmendeni”, ka thënë Phoenix për Associated Press.

Lexo po ashtu Joaquin Phoenix tregon sekretin e humbjes së madhe në peshë për rolin e Jokerit

Ai ka treguar se regjimi strikt dietetik ka ndikuar në shprehitë e tij ushqyese, duke qenë se është bërë obsesiv kur është fjala për ushqimin, është tërhequr nga jeta shoqërore, ndërsa ka ndier edhe lodhje shumë të madhe fizike.

Ekspertët thonë se lodhja dhe vështirësitë me përqendrimin janë efektet anësore të humbjes së kilogramëve dhe ushqimit të parregullt. /Telegrafi/