Telegrafi

Phoenix fiton kryendeshjen e mbrëmjes ndaj Lakers

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Footprint Center të Phoenixit, ku Phoenix Suns kanë triumfuar me rezultat të thellë 140:111 përballë LA Lakers.

Vendasit qysh në çerekun e parë e kryjtën punën e fituesit, kur e mbyllën me 26 pikë epërsi 48:22.

Dominimi i skuadrës vendase vazhdoi deri në fund të takimit dhe morën një fitore të lehtë përballë Lakers.

Devin Booker ishte më i miri në këtë sfidë për vendasit me 30 pikë e 10 asistime, derisa qendra Ayton e mbylli takimin me 23 pikë e 16 kërcime.

LeBron James si gjithmonë ishte më i miri te Lakers me 31 pikë, por pa arritur t’i ndihmojë skuadrës. /Telegrafi/