Site icon Telegrafi

Philonise Floyd për vëllanë e tij: George nuk e meritoi të vdiste për 20 dollarë, kaq vlen jeta e një njeriu me ngjyrë?

Philonise Floyd, vëllai i George Floyd, i kërkoi Kongresit amerikan reforma ndaj zbatimit të ligjit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai në dëshminë e tij para Komitetit të Gjyqësorit, kujtoi 25 majin, ditën kur vdiq vëllai i tij, pasi oficeri i policisë, Derek Chauvin, i vendosi gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

“George nuk po lëndonte njeri atë ditë. Ai nuk e meritoi të vdiste për 20 dollarë. Po ju pyes, kaq vlen jeta e një njeriu me ngjyrë? 20 dollarë?”, tha Philonise.

George Floyd u arrestua pasi dyshohet se u përpoq të paguante gjërat ushqimore me 20 dollarë të falsifikuara, në një dyqan në Minneapolis.

Philonise e përshkroi vëllanë e tij si njeri të sjellshëm e të butë.

Ai dëshmoi para Kongresit një ditë pas varrosjes së George në Houston, Teksas. /Telegrafi/

Exit mobile version