Site icon Telegrafi

Phillips: Ndarja nuk është opsion, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ndarja e Kosovës nuk është opsion. Në kuadër të kufijve të saj aktualë Kosova do të hyjnë në BE në të njëjtën kohë me Serbinë, vlerëson David L.Phillips, drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe për të Drejta në Institutin për Studime për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia.

Këto komente Phillips i ka bërë në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, duke u përgjigjur në  pyetjet rreth asaj se, si ndodhi që për dy muaj e gjysmë, pasi Instituti botoi një analizë dhe propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në opinion ka filluar të flitet për mundësinë e realizimit të këtyre propozimeve, transmeton Telegrafi.

Phillips ka propozuar që të ndryshojë formati i dialogut, të përcaktohen qartë temat e negocimit dhe të caktohet një afat prej më së shumti dy vjetësh, si dhe të angazhohen negociatorë ndërkombëtarë me reputacion.

“Propozojmë një afat prej 18 muajsh me mundësinë e zgjatjes së këtij afati për gjashtë muaj, por jo më shumë se kaq. BE duhet të caktojë një të dërguar të posaçëm për ndërmjetësim. Federica Mogherini edhe më tej mund të ketë një rol ceremonial, por një negociator me përvojë duhet të marrë rolin udhëheqës. Ne rekomandojmë që Wolfgang Schauble (ministër i financave i Gjermanisë) të jetë ai person. Ne gjithashtu rekomandojmë që SHBA të caktojnë një të dërguar të posaçëm për dialog, dhe ne besojmë se ish-Sekretarja Amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, e cila ka përvojë në Ballkan dhe është shumë i respektuar – mund të punojë në mënyrë efektive në një ekip me Schauble për të përfunduar këto negociata”, tha Phillips, transnmeton Telegrafi.

Ai vlerëson se Mogherini duhet të mbetet e përfshirë në procesin e dialogut.

“Ajo ka punuar shumë gjatë këtyre viteve. Por nëse dialogu shndërrohet në negociim me rezultate të vërteta, do të ketë nevojë për një negociator profesionist me përvojë. Është koha që kokat të përplasen”, ta ai

I pyetur se pse Schauble dhe Rice do të ishin një ekip i duhur për  të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se “Shtetet e Bashkuara kanë një levë unike, të cilat mund të përdoret për të thirrur për kompromise të nevojshme për marrëveshjen. I dërguari i posaçëm i SHBA me përvojë në Ballkan dhe lidhje të ngushta me Uashingtonin mund të ndihmojë në mënyrë konstruktive në bisedime”.

Duke folur për kërkesën e Serbisë se nëse SHBA do të kyçet në bisedime të njëtën duhet ta bëjë edhe Rusia, Phillips ka pyetur se “pse duhet të ulet Rusia në këtë tryezë?”

“Moska tashmë ka një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet e agjencive të inteligjencës ushtarake në rajon, si dhe operacionet e zbulimit në bazën e saj të “zjarrfikësve” në Nish. Ndërmjetësit ndërkombëtarë mund të informojnë zyrtarët rusë, por nga distanca”.

Ai ka folur edhe për parashikimin e tij që një afat prej 18 muajsh të përfundojë dialogu, i cili do të rezultonte me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Ora fillon të ec kur të ndryshojë formati i ndërmjetësimit dhe të fillojnë bisedimet serioze. Kjo ende nuk ka ndodhur. Nëse ka vullnet politik dhe palë të tretë efektive, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përmirësohen me shpejtësi. Afati prej 18 muajsh është i qëndrueshëm nëse ekzistojnë kushtet e përshtatshme”, tha ai.

Phillips gjithashtu ka thënë se “Kosova duhet të krijojë një ushtri kombëtare në përputhje me procedurat e parashikuara me Kushtetutë.

“Ushtria Kombëtare e Kosovës do të bashkohej në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Serbia duhet të integrohet më plotësisht në institucionet euroatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe BE-në”, tha Phillips. /Telegrafi/

Exit mobile version